Rreth nesh

Zael Construcion Group është themeluar në vitin 2019 si nevojë e konsolidimit të mëtejshëm dhe zgjerimit në tregun vendas pas një periudhe prodhimi të dedikuar për eksport nga kompania mëmë MEJP shpk, prej vitit 2007. Fillimisht fokusi kryesor ka qenë prodhimi dhe montimi i dritareve dhe vetratave për objektet civile dhe më tej drejt fasadave të xhamit për objekte më të komplikuara. Aktualisht, kompania është zgjeruar në aplikimin e fasadave të ventiluara dhe në fushën e konsulencave të projekteve për shërbimet mjedisore, ligjore, auditimet e eficencës së energjisë, trajtimi i pasurive të paluajtshme etj.

Zael Construction

Kompania jonë është e mirëpozicionuar në sektorin e ndërtimit me të gjitha fushat e ekspertizës, si në zbatim ashtu edhe në projekte. Në planet tona ambicioze të së ardhmes, presim që të difersifikohemi edhe më tej për të krijuar klimën e duhur për stafin, bashkëpunëtorët dhe klientët tanë. Projektet e përfunduara, ato në vijim dhe projektet që janë në pritje të fillimit të bashkëpunimit, flasim më tepër se gjithcka për kompaninë, vizionin dhe përkushtimin tonë për të bërë më të mirën. Repartet e prodhimit janë të vendosura në Labinot Fushë, Elbasan në një sipërfaqe kapanonesh prej rreth 1500 m2 ku është instaluar teknologjia e nevojshme për të kryer punë me cilësi të lartë dhe realizim në kohë të shpëjtë.

  • svg

    Construction

    Zbatimi i projekteve si nënkontraktor i sistemeve të fasadave të ventiluara dhe vetratave, është pjesa kryesore e aktivitetit tonë.

    svg
  • svg

    Consulting

    Konsulenca e projekteve është departamenti i krijuar si nevojë për të plotësuar të gjitha kërkesat e klientëve dhe bashkëpunëtorëve me ekspertizë teknike dhe profesionale.

    svg
  • svg

    Investment

    Sektori i investimeve është departamenti që merret me trajtimin e pronave. Në këtë department ofrohet konsulencë në shitjen apo qiradhënien e pronave të paluajtshme. Stafi ynë trajton me profesionalizëm cdo mundësi trajtimi pronë për të maksimizuar përfitimin e palës blerëse dhe asaj shitëse. Gjithashtu, negocimi i kontratave të sipërmarrjes si përfaqësues të autorizuar të palëve, zenë një pjesë të konsiderueshme të këtij departamenti.

    svg